Britania e Madhe ka dalë hapur kundër opsionit të ndarjes së Kosovës, i cili po qarkullon së fundmi në qarqet e Beogradit.

Qëndrimi i Londrës zyrtare është paraqitur nga ambasadori britanik në kryeqytetin serb, Michael Davenport, i cili i ka cilësuar deklaratat mbi këtë temë si “qasje jokonstruktive”.

“Palët të merren seriozisht me dialogun dhe sfidat që cojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës, si të serbëve, ashtu edhe të shqiptarëve”, ka sugjeruar Davenport.

Opsioni i ndarjes së Kosovës është përforcuar së fundmi nga qeveria serbe, numri dy i të cilës, Ivica Dacic e ka cilësuar atë si zgjidhjen më reale të statusit të Kosovës.

Por nga Prishtina kanë kthyer një përgjigje negative ndaj këtij propozimi, duke vlerësuar se ripërcaktimi i kufijve nuk do të mbaronte me Kosovën.

Top Channel