
Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE- së diskutoi pothuajse mbi të gjitha cështjet e parashikuara, përjashtuar Shqipërinë.
Per situaten e krijuar ne vend nga vazhdimi i numerimit te votave ne
KQZ, Perfaqesuesja e Larte, Catherine Ashton, beri vetem kete deklarate:
“”Ne vazhdojme te shohim ate cfare po ndodhe ne Shqiperi”.
Megjithate Keshilli i Ministrave te Jashtem nuk miratoi marrëveshjen kuader BE-Shqiperi per pjesmarrjen ne operacionet e menaxhimit te krizave. Burime diplomatike nga ky takim rrefyen per Top Channel se “ne kete situate ku ndodhet Shqiperia, nuk u gjykua me vend pjesmarrja e saj per te zgjidhur kriza ne vende te treta”
Edhe Keshilli i Ministrave Europiane per Ceshtjet e Pergjithshme qe vijoi ne mbremje nuk percolli ndonje mesazh te posacem ndaj Shqiperise, me gjithe vemendjen ndaj disa vendeve te Ballkanit, si Bosnja, ku mungon perparimi efikas, apo Kroacia, ku diplomatet europiane percaktuan 1 korrik 2013 si date per antaresimin e saj zyrtarisht ne BE.
I pyetur gjate konferences kryesore per shtyp pas takimit te Ministrave, nese Presidenca Hungareze e BE-se po e ndjek situaten aktuale ne vend dhe nese do te njohe apo jo rezultatin perfundimtar te ketij procesi elektoral, Ministri Martoni preferoi t’ia delegonte ceshtjen zyres se Ashton.
“Nje qendrim eshte shperndare nga Perfaqesuesja e Larte, zonja Ashton, dhe vleresoj se qendrimi flet vete. Persa i takon rezultatit, une nuk jam ne pozicion qe te bej ndonje koment, por sic e thashe, kjo ceshtje eshte pjese e pergjegjesive te Ashton”, tha ministri i Jashtem, Presidenca hungareze e BE-se.
Me 18 Maj, qendrimi i shperndare nga zyra e Perfaqesueses se Larte te BEse kerkonte perfundim te shpejte te procesit zgjedhor si dhe u kujtonte udheheqesve politike pergjegjesine e vecante per mosvenien ne rrezik te jetes se njerezve.
Përgatiti: Arta Tozaj
Top Channel