Një aksident me pasojë plagosjen e shtatë personave ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin.
Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjocajve” kur një mjet tip Benz me targa PE 1587 A, me drejtues shtetasin Kongres Tabaku, është përplasur me një mjet të tipit fuoristradë Mitsubishi me targë DR 7242 D me drejtues shtetasin Durim Hasa.Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjetit, Durim Hasa 42 vjec, Kongres Tabaku 20 vjec, pasagjeri që ndodhej tek mjeti tip Benz me targa Peqini Musa Cela 12 vjec, Valentina Hasa 39 vjec, bashkëshortja e Durim Hasës, F.H 13 vjec, B.H 11 vjec që janë fëmijët e tij si dhe mbesa R.I 8 vjec.
Të plagosurit janë dërguar urgjent për në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit, ku dy prej tyre, Kongres Tabaku dhe e mitura R.I janë në gjëndje të rëndë për jetën dhe pritet që të nisen për në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie për të gjetur shkakun dhe rrethanat e aksidentit. Nga informacionet paraprake, mendohet se një ndër shkaqet për aksidentin është lagështira në rrugë, por gjithësesi po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
Top Channel