Është zhvilluar e qetë dhe pa konfrontime me policinë protesta e mbështetësve të Partisë Socialiste dhe deputetëve të saj para selisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Të pranishëm që në momentin e nisjes së seancës së radhës të mbledhjes së KQZ, simpatizantë të thjeshtë dhe deputetë të PS lëshuan akuza kundër treshes Berisha-Ristani-Basha që sipas tyre duke manipuluar kërkojnë të sigurojnë një fitore në tavolinë.
Sipas përfaqësuesve të PS-së 10 vota plus u rrëshqiten nga dora manipulatorëve të zgjedhjeve duke i garantuar me të drejtë fitore Edi Ramës.
Në fjalime u komentua dhe letra e shkrimtarit Kadare për Lulzim Bashën, por që sipas tyre është drejtuar në adresë të gabuar, pasi duhej adresuar për vetë kryeministrin Berisha.
Protestës së sotme i janë bashkangjitur edhe përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi.
Ndërkohë që simpatizantë dhe deputetë të PS do vijojnë të mblidhen në protestë deri sa KQZ të shpallë fitoren, që sipas tyre i përket Edi Ramës.
Top Channel