Pastrohet Gjiri i Lalëzit

22/05/2011 20:30

Tashmë sezoni turistik ka nisur dhe plazhi i madh i Gjirit të Lalëzit është një destinacion i rëndësishëm që pret më së shumti pushues nga Tirana.

Ndotja nga mbeturinat vazhdon të jetë një problem serioz edhe në këtë zonë turistike. Por ndërsa sipërfaqja e rërës, në pjesën më të madhe e dhënë me qira sipërmarrësve privatë, pastrohet nga vetë sipërmarrësit, parku i madh i pishave të cilin e ndan vetëm një rrugë me zonën e plazhit është tejet i ndotur.

Mbi 200 vullnetarë, anëtarë të korpusit shqiptar të vullnetarëve, nga Tirana e Durrësi, punuan sot për pastrimin e plazhit publik dhe parkut të pishave të kësaj zone turistike.

Mijëra pushues gjatë fundjavave e shfrytëzojnë këtë park, duke lënë pas mbeturina të cilat ditë pas dite krijojnë një mjedis aspak të favorshëm për t’u frekuentuar.

Mbi 1 mijë e 500 thasë me mbeturina u mblodhën në këtë park duke pastruar një zonë me gjatësi mbi 4 kilometra.

Zona më afërt bregdetare me kryeqytetin, Gjiri i Lalëzit pret qindra-mijëra pushues cdo vit dhe sipërmarrja private ka ardhur duke u zgjedhur.

Mungesës së edukatës së qytetarëve që i frekuentojnë këto mjedise, u shtohet edhe mungesa e investimit të pushtetit vendor për ndërtimin e koshave për hedhjen e mbeturinave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA