KQZ vijon numërimin
22/05/2011 21:10
Mbledhja e KQZ-së për hapjen, vlerësimin dhe numërimin e fletëve të hedhura në kutitë e gabuara vijoi edhe në orët e mbrëmjes.
Ashtu si edhe në ditët e mëparshme, ky proces u kundërshtua nga përfaqësuesit ligjorë të Partisë Socialiste prezentë në sallë. Sipas tyre kreu i këtij institucioni, Arben Ristani po zbaton vetëm urdhërat politikë që ka marrë dhe po zbaton standarte të ndryshme për raste të njëjta.
Mbledhja nisi në orët e pasdites, ku njëkohësisht u rimblodhën edhe protestues të Partisë Socialiste që kundërshtojnë procedurën e ndjekur nga KQZ dhe kërkojnë shpalljen fitues të Edi Ramës.
Top Channel