Shqiptarët dhe serbët në njëfarë forme janë në gjendje gatishmërie për veriun e Kosovës.

Borko Stefanovic, kryenegociator i Serbisë, në një intervistë për agjencinë publikeTanjug, ka thënë se zgjidhja e problemit të veriut të Kosovës është një nga temat e pashmangshme dhe mënyra se si do të zgjidhet ajo do ta përcaktojë në njëfarë mënyrë tërë zgjidhjen e problemit të Kosovës.

Ai ka thënë se është e qartë që në veri ekzistojnë institucionet serbe dhe se Kosova nuk ka pushtet atje dhe nuk ekzistojnë institucione paralele.

“Deklaratat për ndarjen e Kosovës janë qëndrime legjitime dhe për tu shqyrtuar”, ka thënë Stefanovic.

Ndërkaq, shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë qëndrime të ndryshme. Riza Halimi, deputet shqiptar, ka theksuar se ndarja e Kosovës sjell konflikte të reja në Ballkan dhe nuk është ideja më e mirë.

Ndërkaq kryebashkiaku i Preshevës, Ragmi Mustafa, ka theksuar se shkëmbimi i territoreve është zgjidhja më e mirë. Megjithatë Serbia në ofertën e saj nuk e ka edhe Luginën e Preshevës.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA