Kryetari i PS-së, Edi Rama ka deklaruar se kryeministri Berisha me manipulimin e votës për Bashkinë e Tiranës, po përpiqet të gjynjëzojë opozitën.
Ai theksoi se një gjë e tillë nuk do të lejohet dhe protestat do të shtrihen dhe përshkallëzohen në të gjithë Shqipërinë.
“Berisha bën sikur nuk e dëgjon zërin e popullit dhe të partnerëve ndërkombëtarë. Nëse nuk ndalet maskarada që po bën KQZ, rezistenca qytetare do të përhapet në të gjithë Shqipërinë dhe qytetarët do të thirren për largimin e përfundimtar të kësaj qeverie”, tha Rama.
“Me dhunën antikushtetuese Saliu synon jo vetëm marrjen e Bashkisë së Tiranës, por nënshtrimin e opozitës. Mirëpo Shqipëria nuk është as Tunizi dhe as Bjellorusi dhe shqiptarët kanë ditur të ngrihen në këmbë kur duhet”, tha Rama.
“Shqipëria ka 20 vjet që vuan nga krizat e votës dhe kriza e kësaj radhe është një apel kumbues për ne të cilit do i përgjigjemi deri në fund. Saliu do detyrohet të mësoj se kush luan me detyrimin e popullit luan me nje fuqi që kur del në rrugë, nuk kthehet pa marrë të drejtën e vetë”, theksoi Rama.
Top Channel