Pacolli: Së shpejti njohje nga Gana
21/05/2011 09:25
Në kuadër të vizitës së tij në vendet e Afrikës Qendrore dhe Perëndimore, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli është takuar në Akra të Ganës me ministrin e Jashtëm të këtij shteti, Alhaxhi Muhamed Mumuni.
Sipas një komunikate për shtyp të lëshuar nga zyrat e qeverisë, gjatë këtij takimi zoti Pacolli ripërsëriti kërkesën për njohjen e shtetit të Kosovës.
Pas takimit, zëvendëskryeministri ka shprehur bindjen e tij se njohja e Republikës së Kosovës nga shteti i Ganës do të vijë shumë shpejt.
Aktiviteti lobues i zëvendëskryeministrit Pacolli, thuhet në komunikatë, do të vazhdojë në Guinea Konakri dhe në Afrikën Qendrore.
Top Channel