Norvegjia ka anuluar huanë prej 42 milionë dollarësh për Greqinë, për shkak se Athina zyrtare nuk ka përmbushur detyrimet e parashikuara.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme norvegjeze, e cila ka theksuar se Athina ka shkelur edhe rregullat e pranimit të ndihmave.

Osloja zyrtar ka sqaruar se ndihma e pezulluar nuk është pjesë e pakos prej 110 miliardë dollarësh, e hartuar nga FMN dhe BE.

“Donatorët nuk mund të pranojnë shkeljen e rregullave. Kërkojmë nga autoritetet greke që të vendosin rregull dhe të bëjnë transparencë”, ka deklaruar dikasteri diplomatik.

Top Channel