Nis mbledhja e KQZ-së

21/05/2011 17:25

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur mbledhjen e pasdites ku janë duke u shqyrtuar ankimimet e partive politike për zgjedhjet e 8 majit.

Nuk dihet ende nëse ditën e sotme do të shqyrtohet edhe ankesa e Partisë Socialiste për përpilimin e tabelës përmbledhëse të zgjedhjeve për kryetarin e Bashkisë së Tiranës.

Ndërkohë gjatë pasdites është paralajmëruar edhe një protestë e opozitës përpara selisë së KQZ-së.

Ndërkohë vihet re një shtim i mbështetësve të opozitës përpara selisë së KQZ-së ku gjatë pasdites është paralajmëruar edhe një protestë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA