Mali i Zi feston sot 5-vjetorin e pavarësisë, që u arrit përmes një referendumi të mbajtur pikërisht më 21 majt të vitit 2006.

Në referendumin e pesë viteve më parë votuan 419 mijë nga rreth 620 mijë banorë, nga të cilët 55.5 për qind votuan pro, ndërsa 44.5% kundër shkëputjes nga Serbia.

Mbajtja e referendumit u vendos pas arritjes së një marrëveshjeje mes përfaqësuesve që kërkonin pavarësi dhe atyre që mbështesnin qëndrimin me Serbinë, nën ndërmjetësimin e të dërguarit të BE, Miroslav Lajcak.

Me këtë rast, kryeministri malazez Igor Lukshic organizoi dje një pritje në Cetinje, ndërkohë që datat 21, 22 dhe 23 maj do të jenë pushim për malazezët.

Top Channel