Serbia e ka të domosdoshëm ndryshimin e politikave të saj ndaj rajonit, Kosovës, ekonomisë, anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian.
Cedomir Jovanovic, kryetar i Partisë Liberaldemokratike, ka thënë në një miting ka thënë se kjo gjë duhet të ndodh shpejt dhe se këto parti politike nuk kanë ide të tilla.
Ai ka theksuar se partia e tij ka për detyrë që të angazhojë shoqërinë për këto ndryshime politike dhe shoqërore të nevojshme për një progres të thellë.
Jovanoviq ka thënë se duhet mbajtur një orientim evropian dhe se partia e tij gjithnjë ka vënë interesat e shoqërisë si zgjidhje të problemeve para interesave të saj.
Jovanoviç është një nga përkrahësit e pavarësisë së Kosovës në politikën serbe dhe ka kritikuar në vazhdimësi qëndrimet e Serbisë lidhur me përballjen me të kaluarën.
Ai ka thënëse Serbia nuk duhet të hyjë në bisedime me Kosovën me iluzionet e kohës së shkuar.
Top Channel