Një incident i rëndë në kufirin turko-grek ka acaruar sërish marrëdhëniet mes Athinës dhe Ankarasë.

Trafikantë turq, që trafikojnë emigrantë ilegalë nga toka turke drejt asaj greke nëpërmjet lumit Evro, kanë hapur zjarr ndaj patrullave kufitare të misionit europian të ruajtjes së kufirit, FRONTEX.

Nuk bëhet e ditur nëse patrulla kufitare e përbërë nga 4 policë grekë dhe 2 gjermanë i është përgjigjur zjarrit, por njoftohet se për ngjarjen në fjalë është njoftuar edhe ushtria turke.

Ende nuk është mbajtur një takim mes autoriteteve përkatëse.  

Top Channel