Eva Herzigova sherr me fqinjët në Londër
21/05/2011 17:05
Eva Herzigova zihet me fqinjët e saj londinez për shkak të disa punimeve në shtëpinë e saj në King’s Road, në Chelsea.
Top modelja dhe aktorja çeke – shkruan Telegraph – po përpiqet t’i shtojë edhe një kat shtëpisë së saj të shekullit XIX. Por fqinjët nuk janë dakord dhe e akuzojnë se po dëmton themelet e banesës së tyre, që vlen më shumë se 5 milionë stërlina.
Planet për rinovimin e apartamentit ishin bllokuar, por Herzigova nuk dorëzohet dhe ka bërë apel.
Top Channel