Diaspora, Vetëvendosje kundër qeverisë
21/05/2011 13:00
Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar politikat e qeverisë kosovare ndaj diasporës, duke i vlerësuar ato si diskriminuese.
Përfaqësuesja e lëvizjes, Puhie Demaku ka akuzuar qeverinë e Kosovës se po plackit emigrantët kosovarë gjatë kthimit të tyre në atdhe, duke i detyruar të paguajnë një sigurim shtesë për automjetet e tyre.
“Cdo emigrant që vjen në Kosovë paguan dyfish. Së pari në vendin nga vjen dhe më pas 50 euro për të qëndruar 1 muaj këtu. Më e dhimbshmja është se shoqata e kompanive të sigurimeve i vendos cmimet në mënyrë arbitrare”, ka deklaruar Demaku.
Ndërkohë që, sipas saj, nga këto fatura sigurimi janë cliruar veturat me targa serbe dhe malazeze.
Top Channel