Shefja e Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton do të zhvillojë më 27 maj një vizitë zyrtare në Prishtinë. 

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e saj, Maja Kocijancic, e cila ka saktësuar se një ditë më parë Ashton do të qendrojë në Beograd.

Zëdhënësja ka shtuar më tej se temë e bisedimeve me autoritetet kosovare do të jenë reformat evropiane dhe dialogu me Serbinë.

Vizita e fundit e zonjës Ashton në Ballkan ishte ajo e pak ditëve më parë në Bosnje, ku bindi kreun e Republikës Serbe që të hiqte dorë nga referendumi për institucionet gjyqësore.

Top Channel