
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot Kryetarin e Misionit të
Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it, Jonathan Stonstreet.
Presidenti Topi ritheksoi se “partitë politike duhet të respektojnë institucionet e pavarura, pasi shteti i së drejtës, shteti demokratik forcohet nëpërmjet konsolidimit të institucioneve të pavarura, të cilat zbatojnë në çdo hap vetëm ligjin dhe Kushtetutën”.
Sipas njoftimit të publikuar nga presidenca, Stonstreet ndau të njëjtin mendim me Presidentin Topi se shprehja e maturisë, e ruajtjes së qetësisë dhe zbatimit me rigorozitet i ligjeve në fuqi e Kodit Zgjedhor në veçanti, mbetet me rëndësi për të sotmen dhe të ardhmen demokratike të Shqipërisë duke shtuar se institucioni i administrimit të zgjedhjeve duhet të ketë në themel të punës së tij vetëm respektimin e ligjit.
Top Channel