Dhjetëra banorë dhe biznesmenë serbë kanë bllokuar sërish sot rrugën që lidh Zubin Potokun me Ribaricin, në veri të Kosovës.

Sipas mediave kosovare, bllokimi është bërë në shenjë proteste ndaj arrestimit të banorit serb Jevro Pantelic, i dyshuar për përfshirje në krim të organizuar.

Kreu i shoqatës së biznesmenëve serbë të Zubin Potokut, Ratomir Bozhovic ka deklaruar se rruga nuk do të lirohet deri në lirimin e Pantelic.

Ndërkohë, policia kosovare ka njoftuar se një tjetër grup serbësh bllokoi përkohësisht sot urën mbi lumin Ibër, në mbështetje të protestuesve në Zubin Potok.

Top Channel