PD: Rama nuk do transparencën e votave

20/05/2011 17:15

Partia Demokratike ka deklaruar se kreu i PS-së Edi Rama po pengon numërimin e të gjitha votave për kryeqytetin sepse është i frikësuar nga rezultati i zgjedhjeve.

Ai theksoi se i gjithë proçesi i numërimit po ndodh dretpërdrejtë në televizion në sytë e të gjithë shqiptarëve.

“Jemi në pritje të rezultatit, por ne po presim me durim që ky proçes të mbaroj. Ndërkohë Rama i frikëusar nga rezultati, po përpiqet të vjedhë votat e panumëruara duke u përpjekur t’i lëjë jashtë proçesit. Këto vota po numërohen drejtpërdrejtë në televizion dhe po shqyrtohen në mënyrë të hapur dhe transparente. Vetë përfaqësuesit e PS-së kanë pasur mundsinë që t’i kontestojnë këto vota drejtpërdrejtë në televizion”, theksoi Bogdani.

“Është e qartë që Rama po bllokon rrugën sepse nuk do të që të merret parasysh vullneti i qytetarëve”, theksoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA