Pas pretendimeve të ngrituara rishtazi nga qeveria serbe për ndarjen territoriale të Kosovës, presidenca kosovare ka shpeshtuar takimet me deputetë serb që janë kundër këtij opsioni në parlamentin kosovar.

Ndërkohë mbetet enigmë mospjesëmarrja e përfaqësuesit të presidencës në delagacion që po zhvillon  bisedimet me Beogradin.

Presidenca e Kosovës duket se është e angazhuar për të qartësuar qendrimin e deputëtëve serbë mbi ndarjen e Kosovës në lumin Ibër. Këshilltari presidentes Jahjaga zhvilloi një takim këtë të enjte me deputeten serbe, Rada Trajkovic.

“Ky ishte vazhdim i një takimi që zonja Trajkovic ka patur me presidenten e Kosovës dhe ju e dini që ajo është një nga zërat më të fuqishëm kundër ndarjes së Kosovës. Ky është një mesazh drejtuar Beogradit se ndarje të Kosovës nuk do të ketë dhe se askush nuk do të bisedojë për ndarjen e Kosovës”, tha këshilltari Deda.

Top Channel