Shqiptarët e Luginës së Preshevës i quajnë si të rrezikshme idetë e zyrtarëve serbë për ndarjen e Kosovës.

Kryetari i Këshillit Kombëtar për Luginën e Preshevës, Galip Beqiri ka deklaruar se, në rast se do të ndodhte ndarja, atëherë edhe shqiptarët e Luginës do të kërkonin bashkim me Kosovën.

Ai ka kërkuar që problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të jenë në axhendën e ekipit të Kosovës në bisedimet me Serbinë.

Ideja e ndarjes së Kosovës është gjallëruar së fundmi nga numri dy i qeverisë serbe, Ivica Dacic, i cili e konsideron këtë opsion si zgjidhjen më reale për statusin e Kosovës.

Nga ana e saj, Prishtina zyrtare kundërshton duke deklaruar se ndarja e Kosovës do të kishte një seri efektesh anësore që do të preknin të gjithë rajonin.

Top Channel