KQZ nis mbledhjen

20/05/2011 17:55

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rinisur mbledhjen ku po diskutohet për tabelat e rezultateve për Tiranën i thirrur nga përfaqësuesit e PS-së.

Deri tani KQZ ka numëruar 75 kuti, nga të cilat kandidati i “Aleancës për qytetarin” Lulzim Basha ka 125 vota, ndërsa rivali i tij Edi Rama 53.

Vetëm sot KQZ ka numëruar 22 kuti dhe pritet që të numërohen edhe 11 kuti që të mbyllet i gjithë proçesi.

Ndërkohë në ambjentin e jashtëm të KQZ-së ka një mobilizim të forcave të rendit, teksa numri i mbështetësve të opozitës është rritur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA