Dhuna ndaj protestuesve, reagon policia

20/05/2011 17:25

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me akuzat e kreut të PS-së Edi Rama mbi dhunën e ushtruar ndaj dy protestuesve në kryeqytet.

Sipas zëdhënëses, kanë filluar hetimet për të verifikuar nëse ka veprime të parregullta gjatë ndalimit të tyre.

“Po kryhen hetime për veprimet e punonjësve të policisë përgjatë ushtrimit të detyrës nëse ka element për veprime te dhunshme”, tha zëdhënësja e policisë.

“I bëjmë thirrje PS-së që protestuesit të mos i nxisin të kryejnë aktë dhune”, theksoi ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA