Presidenti i KE, Jose Manuel Barroso dhe komisioneri për Zgjerimin, Shtefan Fyle kanë mbërritur sot në Prishtinë.

Sipas raportimeve të mediave kosovare, ata janë takuar me presidenten Atifete Jahjaga dhe kryeministrin Hashim Thaci.

Por, sipas burimeve, për momentin nuk është dhënë ende asnjë detaj mbi bisedimet e zhvilluara. Një ditë më parë zyrtarët e lartë evropianë ishin në Serbi, ku përcollën mesazhin se anëtarësimi në BE varet nga vetë vendi.

Ndërkohë që anuluan vizitën në Shqipëri, për shkak të situatës së tensionuar politike pas zgjedhjeve lokale të tetë majit.

Top Channel