
Deputeti i Partisë Socialiste, Saimir Tahiri ritheksoi edhe njëherë se procesi i kontestimit të fletëve të hedhura në kutitë e gabuara nisi pas përfundimit të numërimit për Tiranën që nxorri Edi Ramën fitues me 10 vota në avantazh.
Duke folur në Top Story, deputeti socialist tha se në KZAZ-në e njësisë bashkiake numër 11 është pohuar nga vetë komisionerët e Partisë Demokratike se kanë marrë urdhër për të kontestuar fletët e gjendura në kutitë e gabuara, të cilat deri në ato momente ishin cilësuar si të pavlefshme.
“Në KZAZ-në e njësisë numër 11 vetë komisionerët demokratë pohuan se kanë marrë urdhër për të kontestuar këto fletë. E gjithë kjo ndodhi pas njohjes me rezultatin përfundimtar. Sali Berisha ka marrë përsipër të delegjitimojë këtë proces zgjedhor”, tha zoti Tahiri.
Top Channel