Simpatizantët e PS përplasen me policinë

19/05/2011 20:00

Para pak minutash simpatizantët e opozitës u përplasën me policinë, në tentativë për të hyrë në oborrin e KQZ, por pa ia dalë mbanë.

Kordoni në të djathtën e portës kryesore të ndërtesës përbëhet nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë, pasi turma këtu mund të hyjë më lehtë.

Përplasja ka qenë gjatë gjithë ditës, por pa të lënduar. Vetëm 3 punonjës të policisë kanë humbur ndjenjat, për shkak të orëve të gjata në krye të detyrës.

Në krahasim me dje numëri i protestuesve është i njëjtë, por në krahasim me paradite ai është më i lartë.

Top Channel