Rama: Të ndërhyjnë ndërkombëtarët

19/05/2011 13:45

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama kërkoi ndihmën e komunitetit
ndërkombëtar, në mbrojtje të lirisë dhe stabilitetit të një vendi, si dhe
kërkoi ndërhyrjen e presidentit të Republikës Bamir Topi, që të veprojë
në mbrojtje të unitetit kombëtar.

Në fillim të fjalës së tij, kryesocialisti Edi Rama shprehu keqardhjen për anulimin e vizitës së presidentit të Komisionit Evropian, Barroso, të cilin e përktheu, si një sinjal kuptimplotë të komunitetit evropian, në kushtet në të cilat ndodhet Shqipëria.

“Ne i kemi fituar zgjedhjet në Tiranë dhe të gjithë dëgjuan e panë numërimin në kohë reale të cdo vote. Përmbysja e rezultatit në tavolinë është e papranueshme, ashtu sikurse edhe maskarada e krijimit të fletëve të votimit dhe të zhytura në kuti nga vjedhësit”, tha Rama.

Kreu socialist deklaroi se do të ketë kallëzim penal në prokurori, ndaj 4 pjesëtarëve të KQZ-së, të cilet po kryejnë krim në tavolinën e Komisionit.

“Cdo shqiptar që beson te e ardhmja e ketij vendi, cdo njeri i zakonshëm që beson te mundësia më e mirë në këtë vend, duhet ta dijë se ne nuk tërhiqemi. Ne jemi në këmbë dhe nuk ka diktat e dhunë shtetërore, që na gjunjëzon derisa të kemi frymë”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA