
Protesta të simpatizantëve të Partisë Socialiste në Vlorë, Fier, Durrës, Kavajë e Lezhe, në mbrojtje të votës.
Bllokohet aksi Durrës-Tiranë për shkak të protestës së opozitës që udhëhiqet nga kryebashkiaku Vangjush Dako, si dhe deputetët Blendi Klosi e Gazmir Bizhga.
Sipas informacioneve të fundit qindra protestues me pankarta në duar në mbrojtje të votës, pritet t’i bashkohen protestuesve në Tiranë, jashtë sallës së KQZ-së.
Në Fier protestuesit po marshojnë në rrugët kryesore të qytetit, të shoqëruar nga deputetet Gramoz Ruci dhe Armando Subashi, ndërsa vihet re një prani e forcave të rendit.
Ndërkohë protestuesit në Kavajë kanë bllokuar rrugën kryesore Rrogozhinë-Kavajë dhe kanë djegur disa goma.
Në Vlorë mbështetësit pasi u mblodhën në Sheshin e Flamurit marshuan drejt Urës së Mifolit.
Top Channel