Nis mbledhja e KQZ-së, forca policie jashtë sallës
19/05/2011 10:30
Nisi mbledhja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, ndërsa jashtë Pallatit të Kongreseve ka forca të shumta policie.
Që në fillim të mbledhjes nënkryetarja e KQZ-së Dëshira Subashi iu drejtua me një letër kryetarit Arben Ristanit, ku i kërkoi respektim të kolegëve në mënyrë të barabartë.
Ndërkohë përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Genc Gjoncaj kërkoi të zbardhet juridikisht aktin që u miratua për të numëruar votat e hedhura në kutitë e gabuara. Edhe nënkryetarja Subashi deklaroi se nuk janë përcaktuar rregullat e aktit që u miratua parimisht. Sipas saj akti është një tymnajë për të deformuar procesin.
Kryetari i KQZ-së Arben Ristani deklaroi se akti tashmë është miratuar.
Top Channel