Neritan Ceka: Nuk po bëhen manipulime
19/05/2011 22:10
Neritan Ceka, kryetari Aleancës Demokratike, u shpreh se KQZ po bën detyrën që parashikon Kodi Zgjedhor.
“Rezultati i votimeve nuk shpallet nga media. Vendimet i jep KQZ-ja dhe i jep vetëm pasi kalon disa procedura: merr rezultatet, merr ankimimet dhe i përgjigjet ankimimeve”, deklaroi Ceka në emisionin Top Story.
“Brukseli ka thënë që KQZ-ja duhet të çojë detyrën deri në fund. Ata e dinë se KQZ-ja është një lloj KZAZ-je që mbledh rezultatet e të gjitha KZAZ-ve. Pra, Kodi Zgjedhor parashikon që KQZ-ja të bëjë shumatorin e të gjithë rezultateve, plus të atyre që janë kontestuar. Nuk po bëhet asnjë manipulim”, shtoi Ceka.
Top Channel