
Kreu i delegacionit për Ballkanin në PE, Eduard Kukan ka deklaruar nga Prishtina se Brukseli mbështet zgjerimin e BE-së me vendet e rajonit.
“Parlamenti Evropian përkrah procesin e zgjerimit të BE-së dhe perspektivën evropiane për të gjitha vendet e Ballkanit, ndërsa i jep mbështetje Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së”, ka pohuar Kukan.
Ai ka theksuar se Kosova duhet të thellojë procesin e reformave dhe në vecanti të punojë në ndryshimin e ligjit për zgjedhjet.
Në takimin me presidenten Atifete Jahjaga, Kukan ka theksuar se BE i kushton një rëndësi të vecantë edhe dialogut të Kosovës me Serbinë.
Ndërsa Jahjaga, nga ana e saj, ka kërkuar që Kosova të trajtohet si e barabartë me vendet e tjera nga BE dhe njohjen e saj nga 5 vendet anëtare që refuzojnë ta bëjnë këtë.
Top Channel