
Në vazhdën e ngjarjeve të ditës së djeshme në Tiranë, si pasojë e vendimit të KQZ-së për të numëruar fletët e hedhura në kutitë e gabuara, analistët diskutuan në panelin e Top Show se si mund të dilet nga kjo situatë.
Për analistin Skënder Minxhozi kjo është rrjedhojë e një pune dy vjecare ku shteti investoi të gjithë arsenalin e tij, bashkë me kryetarin e KQZ-së, për cështjen e votimit.
“Kemi një logjikë 2 vjecare ku arsenali shtetit u investua bashkë me kryetarin e KQZ. Shohim se si lëviz rezultati në tavolinë brenda ditës, nga të njëjtat persona që kanë bërë avokatinë e të kundërtës”, tha Minxhozi.
Për kryeredaktorin e gazetës Panorama, Robert Rakipllari kutitë duhet të hapen dhe shumica mund ta bëjë këtë sepse ka mazhorancën në KQZ.
Top Channel