
Komiteti Shqiptar i Helsinkit, pas një analize juridike të procesit, ka akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se ka shkelur rëndë Kodin Zgjedhor, duke e kthyer veten në KZAZ dhe duke ndryshuar rezultatin e numërimit.
“KQZ u ndal dukshëm me qëllim për të penguar përpunimin e tabelës përfundimtare të tabelës paraprake. Ky vendim bie ndesh me vendimin “për miratimin e procedurave për nxjerrjen e tabelave për zgjedhjet vendore”, që nuk u zbatua dhe është pezulluar”, ka deklaruar kryetarja e KSHH, Vjollca Mecaj.
Sipas saj, duke luajtur rolin e KZAZ-së, KQZ duhet të veprojë në përputhje me pikën 4 të nenit 118, që parashikon vlerësimin në cast të secilës fletë të kontestuar dhe vendos për të.
“Cdo vendim që merret pas shpalljes së rezultatit nga KQZ është në dëm të procesit”, ka shtuar Mecaj.
Top Channel