KQZ, vijon numërimi i fletëve

19/05/2011 17:40

KQZ po vijon me numërimin e fletëve të votimit të hedhura në kutitë e gabuara. Ndonëse debatet dhe replikat mes komisionerëve nuk mungojnë, seanca e sotme po zhvillohet pa tensione.

Nga fletët e numëruara deri tani kryeson kandidati i Aleancës për Qytetarin, Lulzim Basha ndaj atij të Aleancës për të Ardhmen, Edi Rama.

Ndërkohë, ndërtesa e Komisionit Qendror të zgjedhjeve vazhdon të jetë e rrethuar nga forca të shumta policie, të cilat, ndonëse më pak se dje, kanë formuar kordonin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA