KQZ ndërpret punimet, hapen 20 kuti
19/05/2011 00:10
Pak para mesnatës, KQZ ndërpreu numërimin e fletëve të hedhura në kutitë e gabuara për ta rinisur atë ditën e sotme në orën 10:00 të paradites.
KQZ hapi 20 kuti ku u gjetën 60 vota të panumëruara për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Nga këto 60 fletëvotimi, 46 shkuan për kandidatin e Aleancës për Qytetarin, Lulzim Basha dhe 14 për kandidatin e Aleancës për të Ardhmen, Edi Rama.
I gjithë procesi i numërimit të fletëve të votimit të hedhura në kutitë e gabuara u bë pa pjesëmarrjen e anëtarëve socialistë të KQZ-së. Në sallë të pranishëm ishin përfaqësuesit ligjorë të opozitës të cilët kundërshtuan procedurën e ndjekur nga Komisioni si shkelje flagrante e ligjit.
Top Channel