Rreth 200 banorë serbë bllokuan sot rrugën që lidh Zubin Potokun me Ribaricin, në veri të Kosovës.

Sipas njoftimeve të policisë lokale, bllokimi është bërë në shenjë proteste ndaj arrestimit të një banori serb për krim të organizuar.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës, Besim Hoti ka deklaruar se rruga vijon të jetë e bllokuar, por ka sqaruar se automjetet mund të kalojnë nga rrugët anësore.

Banori serb u arrestua ditën e martë nga agjentët kosovare dhe ata të EULEX, nën akuzën e kontrabandës së derivateve të naftës, evazion fiskal dhe shmangie të tatimeve.

Top Channel