Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic ka deklaruar se Kosova dhe Bosnje e Hercegovina janë dy cështjet e pazgjidhura të Ballkanit.

Duke folur në konferencën ndërkombëtare të revistës “The Economist”, në Athinë, Jeremic është shprehur i bindur në gjetjen e një rruge për stabilitetin në rajon.

“Serbia nuk do ta njohë dhe nuk do ta pranojë asnjëherë idenë për ndarjen e Kosovës”, ka pohuar Jeremic, i cili përsa i përket Bosnjes ka shtuar:

“Është koha e duhur që përfaqësuesit legjitimë të Bosnjes të marrin përgjegjësitë për udhëheqjen e vendit. Ndërsa zyra e përfaqësuesit të lartë në këtë vend duhet të mbyllet”.

Top Channel