Shefi i seksionit të drejtësisë në misionin EULEX, Silvio Bonfigli ka deklaruar se misioni evropian ka të gjitha kapacitetet dhe kompetencat për të hetuar trafikun e organeve të pretenduar nga Dick Marty.

“Kur bëhet fjalë për krime dhe viktima nga Kosova, misioni ka mjetet dhe përgjegjësitë ekskluzive për të hetuar”, ka pohuar Bonfigli.

Sipas tij, misioni evropian është në gjendje të hetojë edhe rastet që kanë të bëjnë me korrupsion apo krim të organizuar.

Bonfigli ka hedhur poshtë deklaratat se EULEX nuk ka kompetenca për të hetuar krime jashtë Kosovës, duke theksuar se aktualisht misioni po heton edhe raste të tilla.

Më tej ai ka rrëzuar edhe pretendimet se nuk ka mbrojtje për dëshmitarët, duke saktësuar se për këtë cështje është ngritur një sistem i posacëm.

Top Channel