
Ish-kreu i KQZ-së, Ilirian Celibashi tha se vendimi Komisioni Zgjedhor për numërimin e fletëve të votimit të hedhura në kutitë e gabuara, është tërësisht jashtë procedurave.
Duke folur në Top Story, zoti Celibashi tha se kjo procedurë është e rrezikshme dhe në dëm të të dy kandidatëve për Bashkinë e Tiranës.
“Në një interpretim të gjërë ligjor akti i KQZ-së mund të qendrojë, por në kushtet kur nuk ka konsensus mes palëve, kthimi në një KZAZ është jashtë procedurave. Ky proces nuk është mirë për asnjë prej kandidatëve, si për Ramën ashtu edhe për Bashën. Ky vendim i KQZ i heq mundësinë e ankimimit kandidatit Basha në instanca të tjera”, tha zoti Celibashi.
Ndërkohë, analisti i ftuar në studio, Artan Hoxha tha se afati ligjor për nxjerrjen e rezultatit prej 48 orësh nuk ka kaluar. Për pretendimin e zotit Hoxha, deputeti socialist, Saimir Tahiri tha se në KZAZ-në numër 49 është penguar qëllimisht prej komisionerëve të PD-së firmosja e procesverbaleve dhe dërgimit të tyre në KQZ për shpalljen e tabelave përfundimtare.
Top Channel