Ceka: Procedura teresisht normale

19/05/2011 22:35

Kreu i Aleances Demokratike, nje nder partite aleate te mazhorances aktuale, tha se diferenca e ngushte e rezultatit te pare te publikuar ne media, solli edhe reagimin e kandidatit Basha.

Duke folur ne Top Story, Ceka tha se cdo kandidati me kete diference votash i lind e drejta per te kerkuar nje drejtesi me te madhe se ajo e dhene ne pamje te pare, duke shqyrtuar sipas tij, edhe votat e konsideruara si te pavlefshme apo te kontestuara.

“Partia Socialiste nuk e priste kete rezultat ne Tirane dhe ishte e papergatitur per kete proces. Natyrisht me kete rezutat kaq te ngushte, cdo kandidat do te kerkonte nje drejtesi me te madhe se ajo qe jepet ne pamje te pare, duke kerkuar edhe shqyrtimin e votave te pavlefshme e te kontestuara nese numri tyre eshte me i madh se diferenca mes kandidateve”, tha Ceka.

Top Channel