Bushi: Procedura KQZ-së nuk con në rezultat

19/05/2011 23:10

Juristi i Partisë Socialiste, Eno Bushi tha se procedura e ndjekur aktualisht nga KQZ që ka tensionuar edhe më tej klimën politike në vend, nuk do të cojë në shpalljen e një rezultati.

Pikërisht këtë zoti Bushi e quajti një paradoks të KQZ-së. Duke folur në Top Story ai tha se KQZ nuk është në gjendje të japë përgjigje se cila është vendimmarrja dhe se ku do të cojë kjo vendimmarrje.

“Procedura e KQZ nuk do të cojë në shpallje të rezultatit, ky është paradoksi në KQZ. Përfaqësuesit e PS kërkuan sot që KQZ të përcaktojë se cila është vendimmarja e se ku do të cojë kjo. KQZ nuk ka qenë në gjendje të na japë përgjigje. Kjo nuk con në shpalljen e rezultati. Shpallja e rezultatit është rregulluar nga neni 123 i Kodit Zgjedhor”, tha Bushi.

Avokati Bushi iu përgjigj edhe pyetjes nëse PS do të ankimojë në Kolegjin Zgjedhor.

“Nëse KQZ nuk është në gjendje të na japë një akt, cfarë do të ankimojmë në Kolegjin Zgjedhor?”, tha Bushi duke nënvizuar se rezultati ankimohet sërish në KQZ për të patur një akt e më pas cohët në Kolegjin Zgjedhor”, u shpreh ai.

Top Channel