Barroso s’vjen në Tiranë, Topi: Shans i vonuar për Shqipërinë

19/05/2011 16:20

Presidenca shqiptare deklaron se zhvillimet e fundit politike dhe
post-zgjedhore në Tiranë dhanë sinjalin e gabuar, duke u bërë pengesë
për realizimin e vizitës së presidentit të Komisionit Evropian Hose
Manuel Barroso në vendin tonë, të parashikuar për më 20 maj.

“Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi deklaron se shtyrja e vizitës së Presidentit të Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barrozo, është një zhvillim jo i këndshëm dhe një shans i vonuar për Shqipërinë”, thuhet në njoftimin e Presidencës, ku shpjegohet se ky qëndrim u dha pas interesimit të mediave lidhur me vendimin e fundit.

Me këtë rast kreu i vendit bën thirrje “për rikthim te normaliteti demokratik, mbizotërim i interesave publike mbi ato partiake, maturi dhe përgjegjesa për për të dëshmuar aftësi udhëheqëse në gjetjen e rrugëve ligjore e demokratike të zgjidhjes së problemeve të krijuara”.

Top Channel