Barroso anulon viziten ne Tirane

19/05/2011 10:55

Presidenti i KE Barroso konfirmoi anulimin e vizitës së planifikuar në Tiranë. “Anuloj vizitën për shkak të situatës së krijuar për numërimin në KQZ”, tha Barroso. I pyetur nga gazetarët për procesin e integrimit, presidenti u shpreh se në këtë pikë nuk ka se cfarë të diskutohet.

Me pare ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto deklaroi se nuk ka një konfirmim
për vizitën e presidentit të Komisionit Evropian, Manuel Barroso në
Tiranë, e parashikuar që të zhvillohej më 20 maj, ditën e premte.

“Kjo ka të bëjë me zgjedhjet që bën vetë zoti Barroso. Eshtë e rëndësishme që vizita e Barrosos t’i shërbejë integrimit europian të Shqipërisë dhe koha e përshtatshme është atëherë kur vendi do të jetë i përkushtuar vetëm në cështje të integrimit”, u shpreh Haxhinasto.

Deklarata e ministrit u dha në një prononcim për mediat paraditen e sotme.

Top Channel