Ambasadorët, takim për situatën politike

19/05/2011 19:40

Tensioni në rritje politik, i provokuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas vendimmarrjes për numërimin e fletëve të votimit të kontestuara dhe ato të pavlefshme hedhur ne kutitë e gabuara, ka intensifikuar përpjekjet diplomatike për daljen nga kjo situatë.

Etrore Sequi, ambasador i prezencës së Bashkimit Europian, ka zhvilluar një takim konsultimi me ambasadsorët e vendeve të BE të akredituar në Tiranë.

Takimi, që ka zgjatur më shumë se 60 minuta në zyrat e Bashkimit Europian, në katin e 17-të të një prej ndërtesave më të larta në kryeqytet, ka patur si qëllim analizimin e situatës, madje edhe shqyrtimin e të gjitha mundësive për daljen sa më parë nga kjo situatë.

Burime diplomatike nga ky takim kanë pohuar për Top Channel se ambasadorët janë shprehur të shqetësuar për rrjedhën që kanë marrë ngjarjet pas përfundimit të zgjedhjeve të 8 majit.

Po të njëjtat burime pohojnë se ambasadorët kanë shprehur propozimet e tyre për daljen nga kjo situatë e tensionuar, propozime të cilat pritet t’iu prezantohen në ditët në vazhdim të dyja palëve.

Top Channel