Në qershor do të mësohen përfundimet e misionit të KE, që po mbikëqyr implementimin e detyrimeve që rrjedhin nga liberalizimi i vizave në Maqedoni.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i BE-së në Shkup, Peter Sorensen, pas zërave që për vendin ballkanas mund të rivendoset regjimi i vizave nëse nuk ulen kërkesat për azil.

“Me sa di unë, në qershor do të përfundojë raporti dhe atëherë do të mund t’i përgjigjemi pyetjes nëse vizat do të rivendosen”, ka deklaruar Sorensen.

Diplomati evropian ka preferuar të mos bëjë komente mbi vlerësimin e mundshëm të misionit të KE-së, që do të shtrihet edhe në vende të tjera të Ballkanit.

Top Channel