PD: Numërim i votës së gabuar

18/05/2011 01:55

Nga ana tjetër, stafi i Lulzim Bashës kërkoi numërimin e të gjitha votave, edhe të atyre të hedhura gabim, duke këmbëngulur në të drejtën e KQZ për të nxjerrë rezultatin mbi këto vota.

“Është bërë e qartë sot nga veprimet e Edi Ramës se nëse të gjitha votat numërohen sipas një procesi të ligjshëm ai do të kërkojë revoltë. Është bërë e qartë nga veprimet e Edi Ramës se nëse të gjitha votat do të numërohen sipas një procesi të ligjshëm, ai nuk fiton. Është bërë e qartë se duke bllokuar KQZ ai në mënyrë të dëshpëruar kërkon të anashkalojë procesin e ligjshëm vetëm për përfitime personale. Është bërë e qartë se ai kërkon të mbysë zërin e qytetarëve pasi nuk i pëlqen ajo që ata thanë”, deklaroi Jorida Tabaku, kandidate për Këshillin Bashkiak në Tiranë.

Top Channel