KQZ, dhjetra policë të pranishëm

18/05/2011 09:20

Sërish sot në selinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pritet të ketë tension në pritje të mbledhjes ku do të diskutohet çështja e aktit normativ të kundërshtuar nga ana e socialistëve.

Që në mëngjes herët, selia e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është rrethuar nga dhjetëra forca policie që kanë ushtruar kontroll ndaj të gjithë personave që hyjnë e dalin në gjithë godinën e Pallatit të Kongreseve.

Aty pritet të mbërrijnë edhe deputetet socialistë.

Top Channel