Serbët e veriut të Kosovës kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë punën në radhët e policisë në rast se do të ndërrohen komandantët e njësive.

“Cdo ndryshim në komunat veriore të Mitrovicës, Leposavicit, Zvecanit dhe Zubin Potokut duhet të bëhet me bekimin e përfaqësuesve të popullit të pjesës veriore”, ka deklaruar kryetari i komunës së Zubin Potokut, Slavisha Ristic.

Lëvizjet në radhët e Policisë së Kosovës u njoftuan pak ditë më parë. Ato janë përgatitur nga Ministria e Brendshme dhe EULEX.

Top Channel