KE: Të shpallet sa më parë rezultati

18/05/2011 13:20

Komisioni Europian doli me një deklaratë të posaçme për Shqipërinë, gjatë konferencës së rregullt për shtyp të mesditës.

“Ky eshte nje qendrim qe Komisioni Europian ben mbi Shqiperine. Ndoshta e keni parë të gjithë kryengritjen paszgjedhore sot në mëngjes. Bashkimi Europian i bën thirrje, dhe inkurajon, të gjithë palët e interesuara, qofshin ato parti politike, individë, institucione shtetërore, dhe në veçanti, Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, të ruajnë atmosferën konstruktive që mbizotërori në ditën e zgjedhjeve gjatë gjithë kohës e deri në përfundimin e procesit të mbetur. Të respektojnë rregullat dhe të ushtrojnë vetëpërmbajtje. Të gjithë hapat duhet të hidhen brenda institucioneve dhe në përputhje me ligjet e vendit. Rezultati i zgjedhjeve duhet të shpallet sa më shpejt të jetë e mundur”, tha zëdhënësja e KE-së, Natasha Butler.

Top Channel